Kjo ditëlindje e gjen ish-presidentin Thaçi në burg

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 53-të. Por, për dallim nga ditëlindjet e tjera, këtë do ta festoj në burg. Ai po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar. Aktakuza ndaj tij është ngritur në po këtë datë, para një viti.

Ditëlindja e 53-të, ish-presidentin Hashim Thaçi do ta gjejë larg familjes, miqve e bashkëpartiakve. I vetmi mik që do të këtë mundësi t’a urojë për këtë ditë të veçantë nga afër, do të jetë ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili po mbahet bashkë me të në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Në po këtë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë.