Modelja Ines Trocchia ka thënë se nuk e pëlqen Cristiano Ronaldon dhe se një tip i tillë nuk bën për të

Cristiano Ronaldo është njëri prej sportistëve më të pëlqyer nga femrat.

Mirëpo, jo të gjitha femrat e admirojnë yllin portugez të futbollit.

Modelja Ines Trocchia, e pyetur për pesë herë fituesin e Topit të Artë ka thënë se CR7 nuk është tipi i meshkujve që i pëlqejnë.

Asaj i është kërkuar nëse do ta bënte një udhëtim me Ronaldon, ndërsa përgjigja ishte befasuese.

“Unë fatmirësisht jam në lidhje dhe jam e lumtur dhe e dashuruar”, ka thënë fillimisht prezantuesja televizive.

“Cristiano? Nuk është tipi i mashkullit që më pëlqen, intereson dhe që bën për mua”, ka shtuar Ines.