Kishin kthyer banesën në bazë për shitjen e drogës, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar në Lodi Itali, pasi akuzohen për trafik droge.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije u vunë re ndërsa hynin dhe dilnin nga një banesë që nuk ishin rezidentë.

Mësohet se autoritetet kanë kapur ‘mat’ njërin nga shqiptarët i cili po u shpërndante lëndë narkotike dy klientëve të tij, që ishin me kombësi shqiptare.-

Gjatë kontrollit në shtëpi policia i gjeti 37 gramë hashash, 17 gramë marihuanë, 22 gramë kokainë, dy peshore dhe 670 euro.

Më pas dy shqiptarët, njëri prej të cilëve ilegal në zonë, u arrestuan për trafik droge dhe u dërguan me urdhër të prokurorisë së Lodit në burg.