“Kishim planifikuar të martoheshim, por…”/ Pak ditë para dasmës, 29-vjeçari tradhton të fejuarën me motrën e saj! Ja çfarë kërkon ai tani

Pasi gjeti vajzën e ëndrrave, 29-vjeçari i propozoi për martesë. Mirëpo, në prag të dasmës, ai shkatërroi çdo gjë.

Kjo sepse një natë konsumoi shumë alkool dhe në mënyrë të pavetëdijshme përfundoi duke kryer marrëdhënie seksuale me motrën e të fejuarës, pra me kunatën e tij.

Ja rrëfimi i plotë për “Dear Deidre” të “The Sun”:

“Dasma ime u anulua, pasi e fejuara zbuloi se kam kryer marrëdhënie seksuale me motrën e saj më të madhe. Unë jam 29 vjeç dhe e fejuara ime është 28 vjeç. U fejuam gjatë Krishtlindjeve.

Ajo është e bukur, është e sjellshme, duket si e zhytur në mendime, e kujdesshme, pra me pak fjalë një grua e përsosur. Prandaj e dija se duhet t’i propozoja.

Por pasi u fejuam fillova të tërhiqesha ndaj motrës së saj. Ajo është 31 vjeç, beqare dhe me shumë vetëbesim, pra shumë më tepër tipi im.

Rastësisht ne u takuam një natë kur të dy kishim dalë jashtë. I bleva asaj një pije dhe më pas filluam të kërcenim. Ajo po vallëzonte në mënyrë provokuese dhe më shikonte drejt e në sy. E dija që po flirtonte.

Pas pak minutash hipëm në një taksi dhe shkuam në një hotel ku kryem marrëdhënie seksuale. Seksi me të ishte i mahnitshëm, shumë pasionant. Por të nesërmen në mëngjes kur u zgjova me të në shtratin tim, u trondita dhe ndihesha shumë në faj.

Ajo u zbeh dhe mezi tha një fjalë. Rreth dy ditë më vonë i dërgova kunatës një mesazh: ‘Ne nuk duhet ta bëjmë më kurrë, përndryshe Lauren do të shkatërrohet.’ Përgjigja e saj më shkatërroi mua, sepse shkroi: ‘Shumë vonë’.

Një nga miqtë e Lauren kishte qenë në klub atë natë, megjithëse asnjëri prej nesh nuk e kishte parë. Kur na kishte parë që po largoheshim së bashku, ajo i tha Lauren, e cila kishte pyetur motrën e saj se çfarë kishte ndodhur.

Më zuri paniku dhe e thirra, duke i kërkuar falje. Por ajo e ka anuluar dasmën tonë dhe thotë se nuk ka të ardhme për ne, sepse kurrë nuk do të mund të më besojë përsëri.

A duhet ta pranoj që ka mbaruar çdo gjë mes nesh? Apo të luftoj derisa të bindet se e kam kuptuar gabimin dhe se diçka e tillë nuk do të ndodhë më kurrë?”.

“Dear Deidre” thotë:

“Pija mund ta bëjë këdo të sillet në mënyrë të papërgjegjshme. Por nuk është për t’u habitur që e fejuara juaj ju ka braktisur: dy njerëzit më të afërt të saj e kanë tradhtuar.

Do të ishte më mirë të mësonit nga ky gabim dhe të kuptonit se deri ku i keni kufijtë kur bëhet fjalë për alkoolin.

Mund ta pyesni edhe një herë ish-partneren për një shans tjetër, por nëse ajo është e vendosur, ju duhet të respektoni dëshirat e saj.”