Kisha në Doblibarë, pamje përrallore për festat e fundvitit

Në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, fshati Pjetershan i Gjakovës edhe këtë vit mori ngjyrat më të bukura, derisa fshati është kthyer plot magji.

Por, përveç këtij vendi, edhe një fshat tjetër tashmë po reflekton plot festë e dashuri.

Është Famullia e Shën Mhillit në Doblibare që është stolisur për mrekulli, duke i dhënë edhe më shumë kuptim dhjetorit dhe vitit që thërret.