Kisha e Putinit si e Millosheviqit – priftërinjtë bekojnë armatimin e policisë që torturon protestuesit

Edhe kisha ruse në shërbim të Putinit, priftërinjtë bekojnë armatimin e Policisë që i torturojnë protestuesit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, jo vetëm mekanizmat shtetëror po i shfrytëzon për ta shtypur opozitën, por edhe kishën e priftërinjtë po i përdor për një gjë të tillë. Së fundmi priftërinjtë po i bekojnë armët e Policisë që po i përdorin për t’i shtypur protestuesit që po e mbështesin liderin e opozitë, Navalny.

Madje për këtë njofton edhe vet Ministria e Brendshme e Rusisë, që së fundmi një prift ortodoks rus ka bekuar një furgon policie, shkruan Ballkani.info.

Priftërinjtë rusë kanë spërkatur ujë të shenjtë në pajisjet ushtarake duke përfshirë raketa balistike, nëndetëse dhe raketa hapësinore si pjesë e ritualeve të bekimit. Praktika është bërë aq e përhapur sa që një komision i kishës ruse vitin e kaluar bëri thirrje për t’i dhënë fund bekimit të armëve të shkatërrimit në masë, sepse kjo paraqet rrezik për njerëzimin.

“At Nicholas shuguroi zyrat e departamentit, si dhe automjetet zyrtare, me një rit të veçantë, Shenjtërimi i Karrocës”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë në faqen e saj në internet. Një imazh shoqërues tregoi se prifti mbante një furçë të përdorur për të spërkatur ujë të shenjtë, pranë një kamioni policie blu dhe të bardhë me grila sigurie.

“Prifti gjithashtu u takua me shefin e departamentit të kontrollit të drogës dhe i uroi ekipit forcë të shpirtit, sukses në shërbim dhe shëndet të mirë”, thuhet në deklaratë. Fotografia u publikua pas ndalimit të mbi 12 mijë protestuesve që mbështetën kritikun e Putinit, Navalny. Media e pavarura dhe Shoqëria Civile kritikuan ashpër kishën dhe priftërinjtë për rreshtimin e ngushtë në krah të Putinit dhe kërkuan që kjo praktik absurde të ndalohet. /Ballkani.info/