Kirurgu i diskriminuar në Gjakovë, punësohet në Dubai

Kirurgu vaskular, Avdullah Qafani, nga Gjakova ka ardhur këto ditë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Kosovë, me që lënda e tij që është në proces gjyqësor që nga viti 2008 me Ministrinë e Shëndetësisë, u kthye në rigjykim.

Ai thotë se në atë kohë ishte diskriminuar nga shteti vetëm pse është nga komuniteti egjiptian dhe nuk iu dha licenca e punës për të konkurruar në Spitalin e Gjakovës.

Por që nga ajo kohë, Qafani profesionin e tij e ushtron në Dubaj, ku edhe thotë se gjeti punë për 24 orë, ndërsa drejtësinë do ta çojë deri në fund, raporton klankosova.

Për mjetet që do t`i marrë si dëmshpërblim ai thotë se do t`i dhurojë për organizata humanitare.