Kirstie Alley ndërron jetë në moshën 71-vjeçare

Ylli i televizionit dhe filmit, Kirstie Alley, ka ndërruar jetën në moshën 71-vjeçare.

Vdekja e Alley u konfirmua të hënën mbrëma në një deklaratë nga fëmijët e saj, William Stevenson dhe Lillie Price Stevenson, e cila u postua në llogarinë e saj në mediat sociale.

Kohët e fundit, Alley ishte diagnostikuar me kancer dhe po trajtohej në Qendrën e Kancerit Moffitt në Florida.

“Për të gjithë miqtë tanë, në mbarë botën… Ne jemi të pikëlluar t’ju informojmë se nëna jonë e dashur ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin, të zbuluar vetëm së fundmi,” thuhet në deklaratë.

“Ajo ishte e rrethuar nga familja e saj më e ngushtë dhe luftoi me forcë të madhe, duke na lënë me sigurinë e gëzimit të saj të pafund për të jetuar dhe çfarëdo aventure që na pret. Sa ikonë ishte në ekran, ajo ishte një nënë dhe gjyshe edhe më e mrekullueshme”.

Kurse ish-bashkëshorti i Alley, aktori Parker Stevenson, është shprehur mirënjohës për vitet e kaluara bashkë me të.

“Jam shumë mirënjohës për vitet tona së bashku dhe për dy fëmijët tepër të bukur dhe tani nipërit që kemi. Do të na mungosh”, ka thënë ai.

E lindur në Kansas në vitin 1951, shkëlqimi i Alley erdhi në vitin 1987 kur iu bashkua kastit të serialit “Cheers”, duke luajtur rolin e menaxheres së re të barit Rebecca Howe.

Alley u shfaq pasi Shelley Long vendosi të largohej nga shfaqja, duke i lënë krijuesit Glen dhe Les Charles të përpiqeshin të gjenin një grua të re.

Duke dashur të gjenin një të panjohur, vëllezërit Charles më në fund vendosën Alley pasi Carl Reiner u garantua personalisht për aftësitë e saj në komedi, pasi e kishte drejtuar atë në filmin “Summer School” të vitit 1987.

Dhe fitoi një “Golden Globe” dhe një “Emmy” për performancën e saj në shfaqje.

Po ashtu fitoi një “Emmy” të dytë në vitin 1994 për performancën si nënë e një fëmije autik.

Gjatë gjithë viteve 1980 dhe 1990, u shfaq në filma duke përfshirë “Star Trek II: The Wrath of Khan”, “Summer School”, “Drop Dead Gorgeous”, “Woody Allen’s Deconstructing Harry”.