Kirk Douglas e feston ditëlindjen e 102-të bashkë me gruan 99-vjeçare

Kirk Douglas dukej më i lumtur se kurrë me gruan e tij 99-vjeçare, Anne Buydens, në ditëlindjen e tij të 102-të, pas plot 64 viteve martesë. Legjenda e ekraneve u fotografua para shtëpisë së tij në Beverly Hills bashkë me bashkëshorten, ku kishte dalur për t’i përshëndetur njerëzit që e uronin.

Ai dukej i gëzuar përderisa bisedonte me njerëzit para derës së hyrjes së shtëpisë, e cila ishte zbukuruar me shumë lule të bardha, të cilat e formonin numrin 102.

Ylli, i cili tashmë lëviz vetëm përmes karrocës, mbahej për dore nga dashuria e jetës së tij. Ana dukej krenare me burrin e saj, që është njëri nga veteranët më të dalluar të aktrimit.

Legjenda e aktrimit është lindur në të njëjtin vit kur është realizuar transfuzioni i parë i gjakut dhe kur ish-presidenti amerikan, Woodrow Wilson, e kishte fituar mandatin e dytë. Aktorin e famshëm e kanë uruar familja e tij e gjerë, përfshirë nipërit dhe mbesat.

Ai vlerësohet si njëri ndër aktorët më të suksesshëm të Hollivudit dhe një prej figurave më të dashura për audiencën, shkruan “Daily Mail”.