KIPRED: Institucionet pa koordinim për t’iu kundërvë përpjekjeve malinje ruse kundër Kosovës

KIPRED prezantoi sot raportin e politikave “Kundërvënia operacioneve malinje informative ruse: Kapacitetet dhe koordinimi institucional qeveritar i Kosovës”, ku thuhet se Zyra e Presidentit (ZP), Zyra e Kryeministrit (ZKM), dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), as nuk i kanë kapacitetet themelore, dhe as nuk janë të koordinuara lidhur me kundërvënien ndaj përpjekjeve malinje ruse kundër Kosovës.

Ky raport i politikave i përkrahur nga Open Information Partnership me seli në Londër, i shqyrton dhe i vlerëson kapacitetet institucionale dhe koordinimin ndër-institucional të institucioneve të Qeverisë së Kosovës për t’i treguar dhe për t’iu kundërvënë operacioneve malinje informative ruse kundër Kosovës.

“Gjetjet e hulumtimit japin dëshmi të mjaftueshme që institucionet e politikës së jashtme të Kosovës, domethënë Zyra e Presidentit (ZP), Zyra e Kryeministrit (ZKM), dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), as nuk i kanë kapacitetet themelore, dhe as nuk janë të koordinuara lidhur me kundërvënien ndaj përpjekjeve malinje ruse kundër Kosovës. Nga ana tjetër, institucionet e tjera relevante qeveritare, sikurse Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kanë kapacitete të mjaftueshme që institucioneve të politikës së jashtme të Kosovës t’u japin informatat e nevojshme për t’iu kundërvënë operacioneve malinje informative dhe atyre diplomatike ruse, e që përhapen nga mediat e kontrolluara nga Moska”, thuhet në komunikatë.

Forcës për Komunikim Strategjik për t’iu kundërvënë operacioneve malinje informative dhe diplomatike ruse dhe të shteteve të tjera ndaj Kosovës.

“Për më tepër, ky raport i politikave po ashtu i rekomandon disa masa për bërjen e politikave. Kjo e përfshin përpilimin e strategjisë së re të politikës së jashtme të Kosovës që duhet ta merr parasysh mjedisin bashkëkohor politik ndërkombëtar, dhe posaçërisht politikën e jashtme ruse, dhe Planin e Veprimit për t’iu kundërvënë luftës diplomatike ruse dhe operacioneve të saj malinje informative kundër Kosovës. Së fundi, ky raport i rekomandon disa masa për ndërtimin e kapaciteteve për rritjen e aftësive të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, dhe të institucioneve të tjera relevante qeveritare, si dhe të mediave dhe të shoqërisë civile, lidhur me strategjitë dhe taktikat ruse të dezinformimit, për kundërvënien dezinformimit, dhe për rritjen e njohurive të përgjithshme për historinë politike, ushtarake dhe diplomatike të Rusisë, dhe për ekonominë e saj bashkëkohore, për të qenë në gjendje për t’u marrë me këtë kërcënim në mënyrë profesionale”, thuhet në komunikatë.