Kinsey kujton momentin kur gjysmë e zhveshur u paraqit në finalen e Ligës së Kampionëve

Kinsey ka kujtuar një moment të paharruar për të.

Kinsey Wolanski, dy vite më parë bëri bujë në të gjitha mediat, pasi doli gjysmë e zhveshur në stadium.

Ajo këtë paraqitje e bëri gjatë ndeshjes mes Tottenham dhe Liverpool, ku hyri në stadium e veshur vetëm me një bodysuit.

Kjo paraqitje e saj bëri që emri i Kinsey të njihet në mbarë botën dhe tani numëron afro 4 milionë ndjekës në Instagram.

“2 vite më parë… koha fluturon kur jeni duke u argëtuar ⚽️❤️ Liga e Kampionëve”, shkroi ajo.

Modelja kujtoi atë moment me anë të disa fotografive, ku shihet duke u larguar nga stadiumi.