6+

Kinolli: Është nder për komunitetin tonë të japim kontribut për transformimin e FSK-së

Deputeti nga komuniteti 6+ i partisë PRBK, Albert Kinolli tha se për ta është nder që do të japin kontributin e tyre për transformimin e FSK-së.

“E përkrahim fuqimisht dhe do ta japim kontributin tonë mes dy leximeve. Është nder dhe kënaqësi që do të japim kontributin për ushtri të Kosovës. Ne nuk kemi qenë asnjëherë kundër këtij procesi”, tha ai.

Deputeti kërkoi që të mos fajësohen dhe të mos ngatërrohen me komunitetin serb për Ushtrinë e Kosovës.

“Të mos na ngatërrojmë me komunitetit serb dhe të mos na fajësojnë që jemi kundër ushtrisë. Ne na duhet vetëm më shumë hapësirë. Të integrohemi më shumë si komunitete në FSK.”, tha ai.