Të vendosur në majë të një kodre me pamje nga qyteti indonezian i Bandung, linja e çadrave të stilit teepee janë të vendosura në një copë lëndinë përpara një ekrani të madh i cili çdo mbrëmje lëshonë filma për publik të kufizuar.
E njohur si ‘Kinema nën yje’, hapësira e filmit në stilin e kampit në natyrë u hap dy muaj më parë në kryeqytetin e provincës më të populluar të Indonezisë, Java e Perëndimit, me synimin për t’i mbajtur njerëzit të argëtuar dhe të distancuar nga shoqëria.
“Filmat zakonisht shikohen në ambiente të mbyllura por kohet e fundit është bërë trend për kinematë e hapura dhe këtë e sjell kinema në natyrë me pamjen e Bandung”, tha njëra nga vizitoret, 20-vjeçare Lidia Utari. “Dhe ajo që është më interesante është se ata përdorin çadra këtu, kështu që unë doja ta provoja” shtoi ajo.

E furnizuar me jastëk, batanije dhe meze të lehtë, secila tendë është e pajisur gjithashtu me pastrues dhe dezinfektues në përputhje me protokollet shëndetësore, thonë organizatorët.
Dashamirësit e filmave ulen në hyrjen e çadrave me tavolina të vogla përpara me ushqim, pije dhe të gjitha të ndriçuar nga drita e qiriut.

Jo më shumë se tre persona lejohen të përdorin secilin nga 28 çadrat, të cilat ndodhen në distancë rreth 1.5 metra deri në 2 metra larg. Kostoja për secilën tendë është 15,25 dollarë për film.
“Ne e filluam këtë biznes gjatë pandemisë, kjo është arsyeja pse ne po mendonim se si të tërheqim vizitorë pasi njerëzit kanë etje për argëtim në kohë si këto”, tha Ilham Fahri Suhada, një nga organizatorët.








