Kinë, mes propozimeve zyrtare të kurave kundër Covid-19, lëngu i mëlçisë së ariut

Mes propozimeve zyrtare të kurave kundër koronavirusit të ri qeveria kineze përfshin së fundi një produkt që përmban sekrecionin e mëlçisë së ariut.

Injeksioni i ri i quajtur Tan Re Qing, figuron në rrjetin e komisionit kombëtar kinez të shëndetësisë. Zhvillimi është parë me dyshim në Perëndim teksa është quajtur pozicioni dyfishtë i Kinës në lidhje me ndalimin e saj të konsumit të produkteve të kafshëve të egra dhe vazhdimin e mbështejes në mjekime të lidhura me to.

Ashtu si dhe te njerëzit, sekrecioni i mëllcisë së ariut ndihmon në tretje pasi ka nivele të larta të acidit ursodezoksikolik– i njohur gjithashtu me emrin ursodiol -, që është përdorur dhe më parë për trajtimin e sëmundjeve të mëlcisë. Studiuesit kinezë thonë se acidi ursodezoksilik është përdorur si mjekim sinteze prej dekadash në botë.

Veçanërisht për Kinën kjo nuk është diçka e re pasi vendi ka përdorur prej shekujsh produkte nga kafshë ekzotike, siç ishin pangolinët, të dyshuar si bartës të virusit SARS-CoV-2.

Injeksionet e Tan Re Qing nuk kanë vetëm këtë përbërës por gjithashtu Angong Niuhuang Wan, përbërës të disa bimëve medicinale, si dhe pluhur nga briri i rinocerontit, teksa për këtë të fundit kritikët thonë se shton mundësitë e gjuetisë së paligjshme. Formula e saktë është parë gjithashtu në internet në disa shoqëri mjekësore në Korenë e Veriut dhe Laos.