​Kina voton pro rezolutës që e njeh Rusinë si agresor, Serbia abstenon sërish

Kina për herë të parë ka votuar pro rezolutës ku dënohet agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, duke e njohur shtetin e Putinit si “agresor”, porse një gjë të tillë nuk e ka bërë edhe Serbia.

Asambleja e Përgjithshme të Kombete të Bashkuara (OKB) me 122 vota pro, 5 kundër dhe 18 abstenime ka miratuar rezolutën për bashkëpunim ndërmjet OKB-së dhe Këshillit të Evropës.

Këtë e ka evidentuar edhe përfaqësuesi i Përhershëm i Ukrainës në OKB, Serhii Kyslytsia ka bërë të ditur në Twitter se ndër shtet që votuan kundër të drejtave të njeriut ishin Rusia, Bjellorusia, Nikaragua dhe Siria, transmeton KosovaPress.

Ndërsa eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka reagur pas abstenimit të sërishëm të Serbisë kur është fjala për dënimin e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Kur edhe Kina mbështeti Ukrainën duke e njohur Rusinë si agresor, Musliu ka pyetur Serbinë se “ku shkon ti”.

Ndryshe, me votimin e rezolutës “Bashkëpunimi ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës”, dështoi përpjekja e Federatës Ruse për të hequr përmendjen e agresionit kundër Ukrainës.

Dokumenti, i cili u votua, i referohet “sfidave të paprecedentë” me të cilat përballet Evropa “pas agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe më parë kundër Gjeorgjisë”.