Kina urdhëron zyrat shtetërore të heqin pajisjet dhe teknologjinë e huaj

Partia Komuniste e Kinës ka urdhëruar të gjitha zyrat shtetërore të heqin pajisjet dhe softueret e huaja brenda tre viteve, lëvizje kjo që do të ndikojë firma të mëdha amerikane, duke përfshirë Microsoft, Dell dhe HP.

Zëvendësimi i teknologjisë do të ndodhë në përmasat 30% në 2020, 50% në 2021 dhe 20% në 2022.

Sipas analistëve, numri i pajisjeve që do të zëvendësohen është 20 milion deri në 30 milion pjesë.

Sigurimet e Kinës thanë se urdhri ka ardhur nga Zyra Qendrore e Partisë Komuniste të Kinës këtë vit. Ndërsa direktiva nuk është publike, dy firma të sigurisë kibernetike thanë për Financial Times se kjo politikë është përshkruar nga klientët e tyre qeveritarë.

Neil Camgling, kreu i hulumtimit të teknologjisë, mediave dhe telekomunikacionit në Mirabaud Securities, tha se masa e qeverisë kineze synon të mbrojë kundër një përshkallëzimi të tensioneve me SHBA.