22 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kinë, ka njoftuar Komisioni Kombëtar i Shëndetit.
Po ashtu janë regjistruar 37 raste simptomatike anembanë vendit, raporton CCN.
Kina këto raste i numëron ndaras. Në total ky vend ka të regjistruar vetëm 84 mijë e 849 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.
Krahasuar me Kosovën, Kina ka shënuar gjashtë herë më pak infektime me koronavirus gjatë një dite, pasi në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar gjithsej 141 raste.







