Kina ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës të enjten, në vend ka përsëritur thirrjet për palët e tjera që të ushtrojnë vetëpërmbajtje, duke akuzuar kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “ushqyerje të zjarrit” në situatë tensionesh.

Në një konferencë për media,  zëdhënësja dhe ndihmësministri i Punëve të Jashtme, Hua Chunying shmangu më shumë se 11 pyetje në lidhje me veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Aty janë përfshirë pyetje të përsëritura nëse Pekini do t’ i konsideronte aktet e Rusisë një pushtim dhe nëse ato shkelnin integritetin territorial të Ukrainë.

Hua shtoi se Kina do të fillojë importimin e grurit rus, një veprim që mund të lehtësojë ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Çështja e Ukrainës ka një sfond historik shumë të ndërlikuar. Ajo ka evoluar në situatën aktuale për shkak të veprimit të përbashkët të faktorëve të ndryshëm”, shtoi ajo, transmeton lajmi.net.

“Kina po ndjek nga afër situatën e fundit dhe u bën thirrje palëve të ushtrojnë përmbajtje për të shmangur daljen e situatës jashtë kontrollit”, shtoi ajo