Kina

Kina publikon bilancin e 24-orëve të fundit për COVID-19

Kina ka raportuar tri raste të reja me Covid-19 ngjatë, nga shtatë raste një ditë më parë, tha komisioni shëndetësor i vendit, raporton Reuters.

Të gjitha rastet e reja u transmetuan në vend – dy në provincën veri-lindore të Liaoning dhe një në provincën Jilin që kufizohet me Liaoning, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në një deklaratë të enjten.

Numri i rasteve të reja asimptomatike u rrit në 12 nga tetë një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve tani është 82 mijë e 929 ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4 mijë e 633.