Kina po “përdor” Mr Bean që të shpërndajë mesazhe pozitive për koronavirusin

Qeveria Kineze është duke “përdorur” Mr. Bean që të shpërndajë mesazhe pozitive për gjendjen aktuale që është shkaktuar nga koronavirusi.

Nigel Dixon, që luan karakterin e “Mr. Bean” është duke u shikuar shumë në Wuhan, në pikë nisjen e këtij virusi. 53-vjeçarit i është thënë që të qëndronte në qytet në muajin janar për arsye “pune” dhe ai vendosi të qëndrojë pas gjendjen së shkaktuar.

Në videon që u realizua nga agjencia Xinhua News, shihet Dixon duke i i quajtur qeverinë “të guximshëm” për karantifikimin e qytetit.

Në video ai thotë: “Dikur njerëzit po prisnin për një shtrat në spital, tani shtretërit po presin për njerëz. Më vjen keq që njerëzit e tjerë po fajësojnë Kinën, e për çfarë arsye? Kemi dëgjuar që shumica e njerëzve të tjerë kanë transmetuar virusin pa pasur kontakte me Kinën apo pa e vizituar atë”.

Në një video të publikuar me 1 mars nga Xinhua, ai tha: “Masat e sigurisë  që janë marrë nga popullsia e Wuhan nuk janë të pamundura për vendet e tjera. Është e nevojshme që secili person të mbajë përgjegjësitë e veta”.

Një pikë serioze, Kina ka deklaruar 80,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 3000 vdekje.