‘Kina mashtroi botën për të blerë materiale mbrojtëse’

Akuza të rënda kundër Kinës!

Një raport sekret prej katër faqesh nga Departamenti Amerikan për Sigurinë e Brendshme (DHS) sugjeron se Kina ka mbuluar shpërthimin e koronës për blerë pajisjet mjekësore të nevojshme në tregjet ndërkombëtare.

Në raport thuhet: Ndërsa Xi Jinping e la botën në paqartësi përmes gënjeshtrave, Kina fitoi një avantazh global!

Prandaj regjimi komunist e minimizoi qëllimisht rrezikun e paraqitur nga korona në fillim të janarit.

Në të njëjtën kohë, Kina rriti importin e pajisjeve mjekësore dhe uli në mënyrë drastike eksportin!

Sipas Departamentit Amerikan për Siguri të Brendshme, Pekini luaji një hile: Për të siguruar që manovra të mos pikasej nga bota, të dhënat e tregtisë u publikuan me vonesë.

Regjimi porositi maska mbrojtëse, doreza dhe veshje kirurgjikale në sasi të mëdha, dhe siguroi që mjetet e nevojshme ndihmëse të mos dilnin nga vendi.

Organizata Botërore e Shëndetit nuk u informua nga Pekini që fitoi në këtë mënyrë një avantazh të rëndësishëm që në fillim.

Mjekët kinezë, që kërkonin të tërhiqnin vëmendjen për rrezikun e virusit që në janar, u heshtën nga regjimi.

Rezultati: pengesa ekstreme në tregjet ndërkombëtare, gjë që e bëri jashtëzakonisht të vështirë për vende si Italia që të luftojnë virusin!