Kina kërkon zgjidhje konstruktive për të shmangur luftën tregtare me SHBA’në

Kina po kërkon një “zgjidhje konstruktive” për të shmangur një luftë tregtare me SHBA-në që do të dëmtonin ekonominë globale, deklaroi sot guvernatori i Bankës Qendrore të Kinës (PBOC) Yi Gang.
“Një zgjidhje konstruktive është më e mirë se një luftë tregtare, që është një opsion humbës për të gjitha palët”, u shpreh ai në seminarin ndërkombëtar bankar në Bali, Indonezi.

‘E gjithë bota duhet të kërkojë një zgjidhje të tensioneve tregtare që nuk janë vetëm të rrezikshme për Kinën, por gjithashtu për fqinjët tanë dhe rrjetin e furnizimit’’, theksoi ai.