Kina ka frikë nga turistat, mund të kenë koronavirus

Kina ka fituar betejën me koronavirusin. Mirëpo, sipas “Daily Mail”, shteti kinez është i brengosur se sëmundja tani po futet nga jashtë.

Vetëm këtyre ditëve janë shënuar 20 raste që kanë mbërritur nga personat e jashtëm, transmeton Indeksonline

“Vendi tashmë është i shqetësuar për një fluks nga jashtë, me një mesatare prej 20,000 njerëz që fluturojnë në Kinë çdo ditë. Pekini tani po kërkon që pothuajse të gjithë ardhësit ndërkombëtarë të hyjnë në karantinë 14-ditore në hotelet e përcaktuara”.