Kina goditet nga një tërmet i fuqishëm

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve e Kinës ka bërë të ditur se rajoni autonom ujgur Xinjiang në veriperëndim të vendit është goditur nga një tërmet me magnitudë 6,4 ballë.

Tërmeti u raportua në qytetin Kashgar dhe u pasua nga disa dridhje më të vogla.

Nuk janë raportuar viktima nga tërmeti.

Rajoni Xinjiang i Kinës është vendbanim i rreth 10 milionë ujgurëve, grup musliman turk, i cili përbën pothuajse gjysmën e popullsisë së Xinjiangut.