Lionel Messi

Kina e hidhëruar me Lionel Messin

 Lionel Messi luajti në një ndeshje miqësore në Japoni pasi humbi ndeshjen kundër Hong Kongut, duke lënë tifozët kinezë të nervozuar dhe me shumë teori konspirative, shkruan BBC.

Media shtetërore “Global Times” akuzoi Messin dhe klubin e tij Inter Miami për “motive politike” me synimin për të “turpëruar” Hong Kongun.

Messi qëndroi në bankën rezervë gjatë gjithë ndeshjes të së dielës në rajonin special administrativ kinez, duke thënë se ishte i lënduar.

Ai luajti në Tokio të mërkurën, duke bërë që disa tifozë të vënë në dyshim gjendjen e tij.

Rreth 38 mijë tifozë në stadiumin e Hong Kongut brohoritën dhe kërkuan rimbursim kur bashkëpronari i Inter Miamit, David Beckham iu drejtua turmës në fund të ndeshjes të së dielës. Ata kishin paguar deri në 624 dollarë për të parë superyllin 36-vjeçar argjentinas.

Vetëm vitin e kaluar, Messi u mirëprit në Pekin kur luajti për vendin e tij në një miqësore kundër Australisë. Ai është gjithashtu zëdhënës i markave të mëdha kineze si Huawei, Chery, Tencent, Mengniu, Chishui River Wine dhe J&T Express. /Ballkani.info