Ministria

Kina dënon vizitën e kryeministrit indian në rajonin e kontestuar kufitar

Ministria e jashtme kineze e ka dënuar vizitën e kryeministrit indian, Narendra Modi, në rajonin verior të kufirit me Kinën. Kjo ministri ka thënë se i kundërshton ashpër veprimet e udhëheqësve indianë në rajonin e Pradeshit.

Vizita e Modit në këtë rajon ishte pjesë e një vargu takimesh me qëllim të fitimit të mbështetjes për partinë e tij para zgjedhjeve që do të mbahen në muajin maj. Pavarësisht përpjekjeve për t’i përmirësuar marrëdhëniet, mosmarrëveshjet për kufirin malor mes dy vendeve vazhdojnë të mbesin pikë e ndjeshme.

“Kina kërkon nga India që ta respektojë parimin e marrëdhënieve dypalëshe, interesin dhe shqetësimet e Kinës, ta shfrytëzojë momentumin për përmirësim të marrëdhënieve dhe të heq dorë nga veprimet që shtojnë mosmarrëveshjet dhe që e ndërlikojnë çështjen e kufirit”, thuhet në deklaratën e ministrisë kineze.

Në anën tjetër, ministria e jashtme indiane nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratës së homologëve kinezë. India dhe Kina po mundohen ta rikthejnë besimin te njëra-tjetra pas një përleshjeje të armatosur në kufirin e Himalajeve në vitin 2017.

Presidentët e dy shteteve janë takuar disa herë gjatë vitit të kaluar për të biseduar për tregti, por rezultatet kanë qenë të vogla, shkruan “Reuters”,