Kimete Berisha e quan Arben Vitinë si “Dr.Vdekja” : Të shkarkohet e të hetohet

Opinionistja, Kimete Berisha e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë “Dr. Vdekja”, pas regjistrimit të 36 viktimave të reja nga COVID-19 në vend.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se përditë po vdesin dhjetëra qytetarë, por që ministrit Vitia nuk po i prishtet çehrja, e as nuk po i dëgjohet zëri.

Sipas saj, Vitia i liroi të gjitha masat Anti-COVID, kësisoj edhe e sakrifikoi popullin e diasporën.

Berisha ka shkruar se Arben Vitia e ka bërë Kosovën vendin më të rrezikshëm në botë për përhapjen e pandemisë, vetëm që të bëhet Kryetar i Prishtinës.

Shkrimi i saj i plotë:

Dr.”Vdekja” duhet të shkarkohet dhe të hetohet!

Përditë vdesin dhjetëra veta, e Arben Vitisë, as nuk i prishet çehrja, as nuk i dëgjohet zëri!

As nuk shpreh keqardhje, as nuk shpreh dhimbshuri, bile për adet,, hiç asgjë nuk flet, sepse nuk ndjen.

Është i lig. Dhe i rrezikshëm.

E shpalli të përfunduar pandeminë,

i liroi të gjitha masat anti-COVID,

e devijoi të vërtetën për pandeminë,

i sakrfikoi popullin,

e sakrifikoi diasporën,

u bë tregti me teste negative.

Arben Vitija e sakrifikoi shëndetin publik për qëllime personale.

E bëri Kosovën vendin më të rrezikshëm në botë për përhapjen e pandemisë,

më së shumti në botë vdesin shqiptarët nga COVIDI,

vetëm e vetëm që njëfarë Arben Vitija të bëhet Kryetar i Prishtinës!

P.S. Jemi të braktisur.

Në daç beso-në daç mos beso.

Prandaj, mos e heq maskën, kurrë, edhe nëse ta lejon shteti i Kosovës.

Konsideroje për Kryeministre Angela Merkelin ose Bidenin, dëgjoji kësjillat e profesionistëve ndërkombëtar, lexo lajme anglisht, lajme nga Izraeli dhe nga bota e shkencës, mos u bazo në qeverinë Kurti, ata nuk i kanë familjet e tyre në Kosovë.

Ata janë një  grumbull njerëzish të çuditshëm, si një sekt, që nuk u lë përshtypje vdekja juaj.

Prandaj, dije mirë, se je i braktisur dhe i vetmuar.

E njejta situatë anarkie është ndodh edhe ndër doktorë.

As njëri mjek nuk i flet një palë fjalë me tjetrin mjek.

Secili doktor e ka një ide “origjinale”, shkencë në vete.

Anarki. Bajraktarizëm “medicinal”.

Mentalitet primitiv.

Mos u bazo në politikën dhe “shkencën” shqiptare.

Ata e kanë mendjen tjetër kund.

Nuk e kanë mendjen te Ti.

Dhe mos prit mbrojtje nga askush.

Mos ia ruaj sytë “policisë”, por ruaje veten edhe kur s’të sheh askush.

Për ATA ti je veç numër.

Prandaj, edhe varrimet i ndalojnë, kurse muzikën nëpër kafene e lejojnë.

Ata të kanë shfrytëzuar TY si “mish për top”.

Dhe e dinë se ti s’e di se të kanë shfrytëzuar.

Kujdesu vet për veten, për familjen e për rethin, sepse udhëhiqemi nga një tufë psikopatësh, dhe censurohemi e përndiqemi online nga një “ushtri”  talibanësh, që edhe nanat në varr t’i shajnë, për ta luftuar të vërtetën!

Sheriati i tyre është zhdukja nga faqja e rrjeteve sociale të gjithë atyre që guxojnë t’ia përmendin emrin Pejgamberit të tyre.

Nuk po e shihni ende çfarë po ndodh, anipse po e përjetoni?

A ka emër kjo “sëmundja” juaj: e ndjeni të keqen me trup, por me mendje nuk e pranoni! 

“Pejgamberi” juaj po ju vret me padije!

Bota po e sheh se jemi më të varfërit

më të braktisurit,

më të vetmuarit,

më të humburit.

E TI nuk po e sheh!

Pse veç TI nuk po e sheh sa sahati?

Përgjigju vetes!