Kimete Berisha

Kimete Berisha e ashpër: Institucionet e drejtësisë shfrytëzohen për fshehjen e krimeve, jo ndriçimin

Kimete Berisha, opinioniste, ka publikuar një shkrim të gjatë, me një titull goxha të fuqishëm “Shtet kriminal!”.

Në shkrimin e saj, Berisha është pajtuar me fjalët e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“1. Kur edhe nga unë lexoni se Albulena Haxhiu ka të drejtë diçka – dijeni se u bë nami. Dhe u bë! Ajo dje e tha të vërtetën. Bile nuk guxoi ta thotë plotësisht të vërtetën.” – shkroi ajo.