Kimete Berisha: Ata që folën kundër Kosovës në OKB duhet t’i shajmë në profilet e tyre në Facebook

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Serbia dhe Rusia thirren mbledhje urgjente për të diskutuar rreth votimit të projekt-ligjeve që transformojnë FSK-në në Ushtri.

Disa shtete si Etiopia, Bolivia shprehën hapur kundërshtimin e tyre ndaj Kosovës, raporton Ballkani.info.

Analistja, Kimete Berisha tha se është mirë të futemi tek profilet e tyre në Facebook e ti shajmë për shkak të qëndrimeve të tyre kunder Kosovës.

Postimi i plotë:

Gjithqysh me ua gjetë emrat këtyre përfaqësuesve të OKB-së që po flasin kundra ushtrisë sonë, e me t’ju gju n’Facebook qysh dimë veç ne.
Sabahu duhet me na çel tuj sha.
Askush nuk është indiferent ndaj shamjeve. Shaj sa t’mundesh.
Shpërndahuni gjithkah në pika kyçe, nisjani prej Etiopisë, s’di pse më shkoj nerva Etiopia më shumë se Rusia.
Ju ndihmojshim kur kemi qenë fëmijë, ia jepshim Kryqit të Kuq paret e kifleve tona për varfanjakët e Etiopisë, e këta sot këqyr qysh na e kthejnë.
Bajati, që me siguri kompirin e pjekun e ka marrë me vete në xhepin e setrës.