Kim shokon francezët me mungesën e shijes për modën

Starleta Kim Kardashian i tregoi pothuajse të gjitha me kostumin transparent me teksturë leopardi. Për daljen në Paris, Kardashianja vendosi ta veshë një kostum të ngushtë mbi të cilin e kishte veshur një pallto të gjatë të zezë, ndërsa në kokë e kishte një beretë franceze.

Fansat ishin mësuar me kombinimet e saj ekstravagante të modës, kështu që ata nuk u befasuan, por Kim i shokoi kalimtarët në Paris të cilët e shikonin të hutuar atë.

“Kjo është e tepërt. Ajo më shokoi me mungesë të shijes për modën”, – shkroi një ndjekës i saj në rrjetet sociale. Kim nuk u kushtoi vëmendje komenteve negative, ajo vazhdon me stilin e saj dhe i pëlqen tekstura e kafshëve. Kështu që të nesërmen veshi një kominoshe me nënshkrimin e disenjatorit francez, Azzedine Alaia, shkruan KOHA Ditore.

Teksturën dominuese të leopardit, starleta e famshme e kompletoi me syzet e diellit me kornizë retro dhe me doreza dhe çizme me teksturë të njëjtë.

Kim ka dalë në Paris me masa të rrepta sigurie, sepse ende ka frikë për shkak të plaçkitjes me armë që i ndodhi atje më 3 tetor 2016. Starletën në atë kohë e kishin lidhur hajnat dhe ia kishin vjedhur stolitë e çmuara. Ishte kjo plaçkitja më e madhe e stolive të ndonjë personi privat në Francë që kishte ndodhur gjatë njëzet viteve të fundit.