FOTO

Kim Kardashian vë në pah linjat joshëse të trupit, teksa pozon me bikini në një fushë tenisi

Kim Kardashian dhe një herë tjetër tregoi linjat e saj të famshme për 364 milionë ndjekësit e saj përmes disa imazheve të reja në Instagram.

Themeluesja e “SKIMS”, 42 vjeçe mahniti me pozat në të cilat shihet e veshur në bikini rozë nga marka “Chanel”.

Foto u realizuan në një fushë tenisi teksa ylli televiziv shihet e zbathur dhe me një xhaketë dhe çantë rozë të kombinuara me rroba banjë.

Nëna e katër fëmijëve mbante flokët e saj të zeza të tërhequra në një gërshetë të vetme dhe vendosi gjithashtu edhe një palë syze dielli.

Këto fotografi vijnë pas Kim së fundi po pretendohet se ka nisur një lidhje të re dashurie me futbollistin Odell Beckham, Jr.

Megjithatë, 30-vjeçari dhe dhe ish-bashkëshortja e reperit Kanye West thuhet se ‘janë miq dhe kanë shumë miq të përbashkët’

Sipas burimeve, ylli i “The Kardashian” thuhet se aktualisht është e fokusuar tek fëmijët dhe në rritjen e biznesit.