Kim Kardashian tregon një kënd të shtëpisë së saj, të dekoruar për fundvit

Kim Kardashian ka treguar se si e ka dekoruar shtëpinë për festa.

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave ka treguar se si e ka dekoruar shtëpinë.

Ajo fotografoi një kënd ku shihet një bredh pranë dritares, ndërsa para disa ditësh tregoi disa pjesë tjera të shtëpisë së dekoruar.

Njësoj si Kimi, ka vepruar edhe motra e saj, Kendall Jenner, e cila solli më shumë pamje nga çdo pjesë e shtëpisë.

Për ndryshe, Kim Kardashian është e martuar me Kanye West dhe bashkë kanë katër fëmijë.