Kim Kardashian nuk e tradhtoi Kanye West me Chris Paul, thonë burimet

Burimet po flasin në kundërpërgjigje të pretendimit të Kanye West se ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, e tradhtoi me basketbollistin Chris Paul.

Pretendimi ishte një nga disa postime në Twitter që Kanye shkroi të enjten mbrëma në Twitter, gjë që çoi në pezullimin e llogarisë së tij.

“Kjo nuk është e vërtetë dhe fatkeqësisht është një gjë që vazhdon ta bëjë Kanye – duke sulmuar Kimin për të zhvendosur vëmendjen e të gjithëve pas një dite me veprime të çmendura, ku ai ka thënë çdo gjë të urryer dhe fyese që mund të ëndërrojë”, tha burimi i brendshëm për TMZ, transmeton Klan Kosova.

“Ai ka një përvojë me akuza të rreme ndaj saj, kujtojmë se ka thënë që ajo ka pasur lidhje  edhe me Meek Mill, Drake dhe të tjerë persona të panumërt. Kanye për vite me radhë ka shmangur sjelljen e tij të tmerrshme, tradhtitë dhe obsesionin ndaj pornografisë dhe varësisë ndaj seksit për të keqtrajtuar dhe turpëruar Kimin. Ajo dëshiron të lihet rehat në mënyrë që të fokusohet në mirëqenien e fëmijëve të tyre”, përfundoi burimi.