Kim Kardashian nuk e fsheh sëmundjen nga e cila po vuan

Kim Kardashian kohë më parë ka treguar publikisht se vuan nga sëmundja e psoriazës.

Kim Kardashian përmes rrjeteve sociale, kishte treguar shenjat që i bëhen nga kjo sëmundje.

Përmes një fotografie që postoi së fundi, 38-vjeçarja u shfaq në shtrat pa grim, ndërsa tregon se si i ishte bërë fytyra.

“Psoriaza në mëngjes”, është mbishkrimi që ajo ia kishte lënë fotos, ku tregon shenjat që i janë bërë.

Kim Kardashian është e martuar me Kanye West dhe bashkë kanë tre fëmijë.