Kim Kardashian injoron kritikat e Kanye Westit, shfaqet provokuese

Kim Kardashian duke se nuk i kanë bërë përshtypje kritikat e ish–bashkëshortit të saj Kanye West pasi u shfaq provokuese në Instagram.

41-vjeçarja postoi disa imazhe të reja ku ajo kishte veshur një kostum me ngjyrë të zezë të ngushtë që ia theksonte gjoksin dhe i nxirrte në pah belin e saj të hollë për një fushatë të re promovuese për markën e saj të veshjeve “Skims”.

Kjo vjen pasi reperja shpërtheu me kritika ndaj kampanjave promovuese të saj duke i quajtur si ‘tepër të seksualizuara’.

Megjithatë, nëna e katër fëmijëve vazhdoi të dukej joshëse në imazhet e reja.

Pjesa e sipërme e dekoltesë në formë V kishte rripa të hollë dhe një pjesë të ngushtë me zinxhir që ia vinte në pah gjoksin ndërkohë pjesa tjetër ia theksonte linjat e formësuara.

Ylli televiziv tërhoqi flokët e saj bionde dhe pa makijazh teksa realizoi fotot pranë një dollapi veshjes në shtëpinë e saj.

Reperi 45-vjeçar së fundmi në një paraqitje në Fox News, tha se industria e modës ka kërkuar të seksualizojë ish-gruan e tij pavarësisht arritjeve të saj.

“Kim është një e krishterë, por ajo ka njerëz që duan që ajo të shkojë të nxjerrë jashtë të pasmet, ndërsa ajo është një multi-miliardere 40 vjeçare me katër fëmijë me ngjyrë dhe kështu është moda… si duan ta prezantojnë atë”, tha ai.

West, i cili ka katër fëmijë me Kim , ishte gjithashtu kritik ndaj marketingut të markës së veshjeve të modeleve të ish-bashkëshortes së tij, “Skims”.

“Kam pasur shumë probleme me imazhet e Skims. Ndjeva se kishte shumë imazhe që ishin tepër të seksualizuara dhe gjëra që nuk do të doja të shihja gruan time dhe definitivisht jo vajzat e mia të bënin në të ardhmen për të shitur produktin. Por ajo arrin një nivel tjetër kur thua, “OK, kjo është ajo që po bën gruaja ime. Kjo është ajo që ajo po bën për fëmijët tanë”, ka deklaruar reperi.

West tha gjithashtu se i dashuri i Kris Jenner, Corey Gamble dhe redaktorja e Vogue, Gabriella Karefa-Johnson, kanë një ndikim të caktuar tek ish-gruaja e tij.