Kim Kardashian i kthehet palestrës, vë në plan të parë të pasmet

Ylli botëror, Kim Kardashian, tashmë e ka dëshmuar se është njëra nga femrat më tërheqëse në botë.

Për t’i mbajtur në formë linjat e kolme që posedon, ajo përkujdeset mjaft shumë për to dhe të shumtën e kohës e kalon në palestër. Pas një pauze të shkurtër, bukuroshja tregon se është kthyer sërish në gjënë e saj të preferuar, pasi ndihet tejet mirë në të.

“Ne jemi kthyer sërish në palestër. Unë them çdo gjashtë muaj se duhet të pushoj nga dy javë me ngritjen e peshave. Ndonjëherë ju nevojitet vetëm një pushim për t’u rimbushur dhe relaksuar, por pastaj ndihem kaq mirë që jam kthyer”, ka shkruar 38-vjeçarja në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Këtë muaj ajo është bërë nënë për herë të katërt e një djali, i cili ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate, të cilin e ka pagëzuar me emrin Psalmi.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në saje të provokimeve që bën në rrjetet sociale.