Kim Kardashian gjobitet për reklamim të kriptomonedhave

Kim Kardashian është gjobitur me 1.26 milionë dollarë për promovimin e një kriptomonedhe.

Komisioni amerikan i letrave me vlerë (SEC), e mori këtë vendim pasi ylli kishte promovuar mjetet e pagesës, në mënyrë të paligjshme, raportojnë mediat amerikane, transmeton Indeksonline.

Thuhet se Kardashian pasi e reklamoi, nuk ka treguar se është paguar për të.

Shuma që ylli i realitet duhet të paguajë përbëhet nga 260.000 dollarë që ajo mori për reklamën, plus një gjobë prej një milion dollarësh.

Përveç kësaj, Kardashian ndihmoi në kërkim e kriptomonedhave të promovuara nga të famshmit./Indeksonline/