Kim Kardashian, fotoshop edhe vajzave të saj

Bukuroshja dhe pasanikja Kim Kardashian West ka publikuar disa foto mbrëmë për Halloween, por mediat kanë pasur kritika për të

Kim Kardashian i ka bërë fotoshop vajzës së saj Chicago në një fotosesion familjarë me personazhe nga seriali i animuar Flintstones për Halloween…sepse një vjeçarja ishte paksa e tmeruar nga veshja e Kanye West me karakterin Dino.

Kim Kardashian është kënaqur me familje për Halloween.

Mogulja bukuroshje është parë me kostume me personazhe të filmave të animuar të “Flinstones”, i cili ishte shfaqur nga viti 1960-1966. 39 vjeçarja po ashtu e kishte marrë me vete burrin e saj Kanye West si dhe fëmijët e saj North, Saint, Chicago dhe Psalm të cilët kanë pasur të veshur kostume të ndryshme për festën.

Por, ylli vet ka treguar se i ka bërë fotoshop vajzës së vogël Chicago për shkak se ajo ishte shfaqur tepër e frikësuar nga veshja e Kanye West, me personazhin Dino nga kjo seri, e që në Flintstone paraqet kafshën e dinozaurit.