Kim Kardashian feston ditëlindjen, sa vjet mbush ajo sot

Saktësisht sesa e famshme është bërë Kim Kardashian West dhe nëna e katër fëmijëve, ka mbushur 40 vjeç ditën e sotme.është pothuajse e pamundur të përcaktohet, duke pasur parasysh se ajo kontrollon famën e saj.

Në epokën e kapitalizmit, ku çdo person në rrjetet sociale është një produkt, ajo është mbretëreshë. Në botën pas të vërtetës, ku nuk mund t’iu besohet asgjëje, ajo arrin të jetë e kudo, ajo gjithashtu është e njohur kryesisht për format trupore, për prindërit, për grindjet, e posaçerisht për stilin e veshjes.

Ajo ka linjë të re veshjesh në Mbretërinë e Bashkuar, është shfaqur në kopertinën e revistës Grazia së bashku me një intervistë rreth veshjeve të saj, ka dhuruar një milion dollarë në fondin e ndihmës armene dhe do të ketë një linjë të brendshmesh që do të nisë së shpejti, të quajtur KKW Home.

Natyrisht, të gjitha këto lajme u shpërndanë përmes llogarive të saj në rrjetet sociale. Ajo tani ka 190 milionë ndjekës në Instagram.