Kim Kardashian dukej unike me fustanin rrjetë në festën e ditëlindjes së 42-të

Kim Kardashian dukej sensuale me një fustan dantelle krejtësisht të tejdukshëm, i cili ia shfaqte të brendshmet e zeza, në festën e ditëlindjes së 42-të në Calabasas, Kaliforni.

Teksa përgatitej për festën me njerëzit e dashur, duke përfshirë familjen Kourtney, Kylie Jenner, Kendall, Travis Barker dhe Kris Jenner, ylli televiziv tregoi figurën e mahnitshme kur po zbriste nga makina.

Për këtë rast të veçantë, nëna e katër fëmijëve kishte bërë flokët tërësisht të bardha në formë të valëzuar, të cilat i la poshtë shpinës, ndërkohë që u fut në ambientin e festës të zbukuruar me tavolina e dhjetëra qirinj.

Foto: MEGA

Ajo e kompletoi pamjen mbresëlënëse me një çantë të vogël vezulluese, taka stileto të bardha, një gjerdan kryq argjendi dhe unazë të ngjashme, të cilat ishin aksesorët e saj të vetëm për natën.

Grimi i themelueses së “SKIMS” përbëhej nga një shkëlqim nudo, me hije ngjyrë kafe, që e bëri të dukej tërësisht e përsosur.

Foto: MEGA

Gjatë gjithë ditës, ajo është vërshuar me mesazhe të ëmbla nëpër rrjetet sociale, duke përfshirë shumë nga familja e saj e famshme.

Kim gjatë këtij viti është përfolur në masë të madhe për lidhjen e re me Pete Davidson.

Foto: MEGA

Përpara tij, ajo ka qenë e martuar për afro shtatë vite me reperin Kanye West.

Me yllin amerikan ndan katër fëmijë: North, Chicago, Saint dhe Psalm. 

Foto: MEGA

Foto: MEGA

Foto: MEGA

Foto: MEGA