Në Biblotekën Kombëtare janë vendosur shumë fotografi kontraverse në mesin e tyre edhe të diktatorit Korean Kim Jong.
Kim Jong njihet për diktaturën e tij mizore në Korenë e Veriut, por thëniet e tij gjejnë vend në Biblotekën Kombëtare të Kosovës, aty ku pretendohet dija.
Për këtë ka pasur shumë reagime të ashpërta.
Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit në largim, Kadri Veselit ka trëguar disa herë sot për këto fotografi.
“Më tha një shok, por nuk i besova! Shkova vetë ta shikoj dhe ishte e vërtetë. Një pankartë e madhe me thënien e Kim Jong Ilit, ish diktatorit komunist të Koresë së Veriut dhe babait të diktatorit të tanishëm Kim Jong Un, ishte e varur në murin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Por, e keqja nuk soste këtu: në brendi të bibliotekës ishin vendosur dy fotografi të Kim Jong Ilit. Thash më vete : jam në ëndërr apo çfarë po ndodhë? Jo, nuk është ëndërr! Është realitet, në Kosovën e 5 nëntorit të vitit 2019, në institucionin, i cili është themeluar për t’i kontribuar kulturës dhe lirisë, promovohet njëri nga diktatorët më të ndyrë që ka njohur bota”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Poashtu, ka reaguar edhe Ernest Luma i cili e ka analizuar këtë situatë nga disa këndvështrime.
“Kim Jong-u pushtoi Prishtinën!!!
Kjo ndodhi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Mendimi im:
1) Ndonjë çmenduri.
2) Lloj proteste shumë kreative, për lënjen tejet pasdore dhe talljen e skajshme të shtetit me këtë institucion të rëndësishëm.
3) S’po dua të besoj që dikush kaq “djallëzisht” të ketë tentuar të bëjë kryelajm, pikërisht me këtë monstruozitet, dhe pikërisht në ditën e sotme, kur lajmi kryesor ishte nga sheshi qendror i Prishtinës”, ka shkruar Luma
Diktaturat në botë kanë vrarë miliona njerëz, imponime të ndryshme pëfshirë cenimin e fjalës së lirië dhe ndalimin e shumë vlerave private e shoqërore. /Ballkani.info/







