Kim dhe Khloe shfaqen të mahnitshme në pozën me bikini

Ato janë femrat më të përfolura në showbizin ndërkombëtar dhe jo më kot.

Fjala është për motrat Kardashian, të cilët sigurojnë vëmendje sa herë që ekspozojnë linjat trupore.

Dhe Kim Kardashian, e cila ditë më parë u akuzua për përdorimin e ‘photoshopit’, së fundmi ka mahnitur fansat në fotografinë me bikini.

Ajo ka pozuar bashkë me motrën e saj, Khloe Kardashian dhe nuk ka dyshim se bukuroshet duken tejet në formë.

Khloe tashmë është nënë e një vajze dhe ditë më parë tha se është e fokusuar në vetveten që pas ndarjes nga Tristan Thompson.

Ndërkohë, të dyja po vazhdojnë të jenë të angazhuara në emisionin e tyre ‘Keeping up with the Kardashians’.

loading…