Kim dhe Kanye bëhen prindër për herë të katërt (FOTO)

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë mirëpritur fëmijën e katërt, që është djalë.

North, Saint dhe Chicago West tani kanë edhe një vëlla të vogël, shkruan Page Six.

Kim Kardashian, 38 vjeç dhe Kanye West, 41 vjeç, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt, një fëmijë i lindur nëpërmjet një nëne surrogate, njoftoi të premten në Twitter.

“Ai është këtu dhe është i përsosur!”, ka shkruar ajo.

“Ai është sikur binjak i Chicagos. Jam e sigurtë se do të ndryshojë shumë, po tani ai duket sikur ajo”, shtoi më vonë Kim.

Ajo nuk e zbuloi emrin e të porsalindurit, por një burim tha për “Page Six” se foshnja është lindur të enjten më 9 maj dhe peshtonte 6 kilogramë.