Kilaj: Djali im nuk ka marrë pagë për një vit e gjysmë si konsull, nuk ka qenë duke ushtruar detyrën, vendimi është politik

Ish zëvendësministri i Diasporës dhe kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj ka reaguar ndaj u.d presidentes, Vjosa Osmani për vendim-shkarkimi të birit të tij.

Ai ka thënë se i biri i tij, Blend Kilaj ka qenë i zgjedhur si konsull i Kosovës në Lubjanë, në bazë të vendimit politik që e ka lëshuar presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi me rekomandimin e ministrit të asaj kohe, Behgjet Pacollit , por ky dekret nuk është finalizuar kurrë dhe se Kilaj nuk ka ushtruar kurrë detyrën e konsullit, shkruan Ballkani.info.

Kilaj tha se i biri nuk është paguar asnjëherë dhe se kjo çështje është e mbyllur që një vjet e gjysmë, derisa duhet të kërkohet përgjigjje nga Osmani për këtë vendim./Ballkani.info/