Kika paralajmëron publikimin e bisedave të nxehta me Valinjon e ’It’s my love’

Autori i programit ‘It’s my love’, Kreshnik Husaj, i njohur për publikun si Kika, gjatë ditëve të kaluara ka postuar disa nga bisedat e tij me Valon Malokun njëherësh edhe moderator i emisionit “It’s my Love” dhe Lulzim Jasharin.

E kësaj radhe, shënjestër e Kikes duket të jetë Valinjo, i cili është një nga konkurentët e emisionit në First Channel.

Përmes një story të postuar në rrjetin social Instagram, Kika ka thënë se ka shumëçka për të publikuar për Valinjon.

“At publikojm pak biseda me Valinjon . Kem shum cka .”, ka shkruar ai në Instagram.

Madje ai ka krijuar një ‘poll’ duke i pyetur fansat se a duan t’i publikojë bisedat ‘hot’ me Valinjon.

Se çka do të publikoj Kika kësaj here, mbetet të shihet.