Kreshnik Husaj, i njohur për publikun si “Kika”, kandidat për kryeministër nga Partia Demokratik e Unitetit, ka ftuar Vjosa Osmanin t’i bashkohet partisë së tij, madje duke i premtuar se nuk do të kenë probleme për pozita.

Husaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se e ka të sigurt kalimin e pragut zgjedhor, dhe  ka dëgjuar se Osmani mund të mos e kalojë pragun e ka ftuar të bashëpunojnë.

“Duke e ditĕ se sot Vjosa Osmani po ka probleme me pragun zgjedhor , dhe unë kam aritur qē ta siguoj veten se kam mbi 5% tē elektoratit”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Husajt:

Ftesë Publike

Duke e ditĕ se sot Vjosa Osmani po ka probleme me pragun zgjedhor , dhe unë kam aritur qē ta siguoj veten se kam mbi 5% tē elektoratit.

Ftoj zyrtarisht Vjosen dhe Listen e saj ti bashkohen Partis Demokratike te Unitetit dhe mua si kandidat për kryeminister.

Vjosa R. Osmani une të siguroj se pozitat momentale nuk ti ngacmoj as pas zgjedhjeve .

Sipas konsultes time me keshilltar te mi Vjosa me mua ne zgjedhje do jetë edhe dy herë me shum aktive se sa është.

Voto Partin Demokratike te Unitetit.