Kievi vendos orë policore nga ora 17:00

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka vendosur orë policore që fillon nga ora 17:00 dhe zgjat deri në orën 08:00 të mëngjesit.

Ky vendim, që hyn në fuqi nga sot, zëvendëson orën policore që ishte nga ora 22:00 deri në orën 07:00.

Klitschko tha se një gjë e tillë është bërë për mbrojtje më efektive të kryeqytetit dhe sigurinë e banorëve të tij.

“Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të armikut për sabotim dhe zbulim. Ju lutem, mirëkuptojeni situatën dhe mos dilni jashtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Ora policore do të vazhdojë deri në mëngjesin e 28 shkurtit.