Kidda mbetet reperi më i kërkuar i vitit 2020 pavarësisht konkurrencës

Kidda mbetet ndër artistët më të kërkuar të vitit 2020.

Rep-artisti shqiptar nga Suedia, Kidda dihet se tashmë ka dominuar bindshëm tregun muzikor shqiptar por jo vetëm, ai po dëgohet mjaft shumë edhe në top lista të ndryshme evropiane.

Disa nga projektet më të dëgjuara nga Kidda vijojnë si më poshtë.

“Qa po thu”, është projekti i cili numëron 5,000,000 dëgjues te kombinuar deri me tani në platforma muzikore.

https://youtube.com/watch?v=BaXg8rpprbs%3Ffeature%3Doembed

Ndërsa kënga “Loca”, është ajo e cila numëron 23 milionë klikime në Youtube deri tani, ku reperi bëri bujë të madhe me këtë projekt muzikor.

https://youtube.com/watch?v=fa_VyU2LPn0%3Ffeature%3Doembed

“Malli”, është projekt që ka marrë vëmendjen në gjitha top listat e ndryshme evropiane si ato gjermane, zvicerane dhe franceze, e që numëron rreth 80 milionë dëgjues të kombinuar vetëm për pesë muaj.

Hajriz Bajrami njëkohësisht është edhe menaxheri i reperit Kidda, ai ka theksuar se gjatë gjitha diskutimeve me ‘Sony Music’, ka pritshmëri se ai do të jetë një artist i ri i por shumë  mirëpritur në gjithë vendet.

Pritet se gjatë vitit të ardhshëm, 2021 Kidda të sjellë shumë projekte muzikore dhe duete me emra të njohur ndërkombëtarisht.