Këngëtarja Kida ka qenë mjaft e angazhuar gjatë verës me projekte muzikore e koncerte të shumta.

Duket se pas një sezoni të ngjeshur, ajo ka gjetur më në fund pak kohë për pushime.

Ka tash e sa kohë që bukuroshja ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, fotografi nga pushimet e saj luksoze në Turqi.

Së fundmi, ajo ka sjell të tjera poza me bikini, teksa ka vënë në pah figurën e saj trupore.

E veshur me bikini ngjyrë ulliri, Kida bëri që e gjithë vëmendja e fansave të saj të kthehet nga ajo.

Përndryshe, “Tela” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun dhe “Deja Vu” me Lyrical Sonin, janë dy projektet muzikore që ajo solli gjatë kësaj vere.

loading…