Kida me super-sukses ndërkombëtar, projektin e radhës e realizon nën përkujdesjen e Sony Music

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Kida sapo ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në muzikën ndërkombëtare.

Kida projektin e radhës muzikor do ta realizoj nën përkujdesjen e shtëpisë më të madhe botërore të muzikës, Sony Music France/Columbia.

Në ditët në vazhdim pritet të shihet se çfarë përmbanë kjo marrëveshje ndërmjet Kidës dhe kësaj shtëpie monumentale muzikore, raporton Ballkani.info.

Mirëpo, vet Kida ka konfirmuar se Sony është familja e saj.

Këtë e ka konfirmuar për Ballkani.info menaxheri i Kidës, Enis Fetahu.

Sony/Columbia ka nën menaxhim artistë të njohur botërorë, si  Beyonce, Rosalia, Mariah Carey, Adele, Celine Dion, e shumë të tjerë. /Ballkani.info/